Lajme

Luajti si i vdekur i mbijetoi sulmit të tigrit

Ky është momenti i jashtëzakonshëm kur një fshatar shpëton pa u kafshuar nga një tigër, duke reaguar mençur.

Sipas mediave të huaja pamjet e tmerrshme, të filmuara nga një njeri i fshehur në një pemë, tregojnë se fshatarët bërtasin dhe ikin, ndërsa një tigër kërcen nga një shkurre dhe i ndjek ata në një fushë.

Pasi vrapon me shpejtësi, macja e madhe kthehet dhe hidhet mbi një burrë.

Si pasojë, tre persona u plagosën në sulmin e tmerrshëm të filmuar në rrethin Bharara të Maharashtra, në Indinë qendrore, këtë të shtunë.

Parku Kombëtar Pench, i cili ka tigra, ndodhet më pak se 60 milje larg. Nuk është e qartë nëse tigri erdhi nga ky park kombëtar.

Por çfarë ka bërë përshtypje gjithashtu në këtë ngjarje, është reagimi i njërit prej fshatarëve.

Ai, siç thuhet më tej, derisa tigrin qëndronte mbi të, qëndronte si i vdekur – duke shpëtuar nga më e keqja

Artikuj të ndërlidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close