Life Style

SURJA ME 4 VARGJE, POR KA VLEREN SA NJË E TRETA E KURANIT (MËSOJE)

Surja me 4 vargje, por ka vleren sa një e treta e Kuranit (Mësoje)

Është e radhitur në Kaptinen 112 të Kur’anit Famëlartë

  1. IHLAS
  2. KUL HUWALL-LLAHU ‘EHAD
  3. ALL-LLAHUS-SAMED
  4. LEM JELID WE LEM JULED
  5. WE LEM JEKUN L-LEHU KUFUEN EHAD

(SURJA EL-IHLÂS

Mekase – 4 vargje

Bismil-lâhirr Rrahmânirr Rrahîm

  1. Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm!
  2. Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim.
  3. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur.
  4. Dhe askush nuk është i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!”)

Ebu Seid el Hudri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), përcjell se dikush dëgjoi një burrë duke lexuar suren: Kul Hua Allahu Ehad dhe duke e përsëritur atë. Kur u zgjua në mëngjes, shkoi tek Profeti (alejhi selam) dhe i tregoi për këtë -sikur po e quante pak -. I dërguari i Allahut (alejhi selam) i tha: Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim, vërtet ajo është e barabartë me një të tretën e Kuranit. [E përcjell Buahriu dhe Muslimi].

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell duke thënë: Unë, erdha me Profetin (alejhi selam) dhe ai dëgjoi një person duke lexuar suren Kul Hua Allahu Ehad. I dërguari i Allahut tha: E meritoi! Unë i thash: Cfarë meritoi? Ai tha: Xhenetin! [E përcjell Maliku, Tirmidhiu dhe Nesaiu].

Artikuj të ndërlidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund të lexoni
Close
Back to top button
Close
Close