Shëndeti

“Të shfrytëzohen të gjitha programet për kancerin në qafën e mitrës”

“Kanceri në qafën e mitrës është një ndër karcinomet më parandalues tek njeriu. Prej fillimit të shekullit 21 ka vaksinë kundër shkaktarit të kancerit, ajo është humana papiloma virus, e gjithashtu gjithnjë e më shumë po përsosen metoda të zbulimit të hershëm. Nevojitet të vazhdohet edukimi dhe informimi i popullatës, si dhe edukimi i popullatës së re”.

Ky është përfundimi nga tribuna e sotme për kancerin në qafën e mitrës, që e organizoi Shoqata për luftë kundër kancerit “Borka – për çdo ditë të re”.Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se sot shënohet Java evropiane e luftës kundër kancerit në qafën e mitrës.

“Gjatë vitit 2019 punuam intensivisht në avancimin e programit në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë për preventivë nga kjo sëmundje. Në suaza të programit dërgohen ftesa në tre grupe të moshës madhore tek pacientet në mbarë shtetin dhe bëhen kontrolle të detajuara të rregullta. Me atë që analizohen rezultatet dhe intervenohet herët nëse gjendet ndonjë parregullsi, në kuptim të ndryshimit fillestar të epitelit të cerviksit të mitrës”, tha Filipçe.

Artikuj të ndërlidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Gjithashtu mund të lexoni
Close
Back to top button
Close
Close