Lajme

Vendimet e BFI-së për muajin e Ramazanit:

  • Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, në mbledhjen e vet të mbajtur më 17.04. 2020, ka debatuar rreth aktiviteteve gjatë muajit të Ramazanit në kushtet e jashtëzakonshme, pas masave të marra nga organet kompetente shtetërore për të parandaluar dhe për të luftuar virusin Kovid-19, mes tjerash mori këto vendime:

  • Për çdo ditë gjatë Ramazanit në xhami të qëndrojnë Imami, Myezini, Kryetari i Mexhlisit të Xhamisë, apo njëri nga anëtarët e Mexhlisit, për të qenë në lidhshmëri të përhershme me xhematin.
  • Gjatë muajit të Ramazanit për çdo kohë të namazit të thirret ezani, ndërkaq pas namazit të drekës të lexohet mukabele, mundësisht ajo të dëgjohet edhe jashtë xhamisë.
  • Të punësuarit në BFI dhe në institucionet e saj edukativo-arsimore të jenë në shërbim të organeve të BFI-së, respektivisht të Myftinive të BFI të RMV për të zbatuar programet e tyre lidhur me grumbullimin e sadekatul-fitrit, zeqatit dhe të dhënat tjera vullnetare në fondin e institucioneve edukativo-arsimore të BFI të RMV.
  • Nxënësve dhe studentëve u rekomandohet që të kenë lidhshmëri permanente me Drejtorinë, respektivisht me Dekanatin gjatë muajit Ramazan. Ndërkaq, duhet që t’u sugjerohet familjeve të nxënësve dhe studentëve që sadekatul-fitrin dhe zeqatin ta japin në fondin e Bejtul-malit, respektivisht tek organet e BFI të RMV, ku të dorëzojnë fletëpagesat (e sadakutul fitrit) e tyre para Drejtorisë dhe Dekanatit.
  • Gjatë muajit të Ramazanit të shfrytëzohen maksimalisht mjetet e informimit, qofshin të nivelit qendror dhe lokal, për të mbajtur ligjërata me tematikë fetare.
  • Luten besimtarët myslimanë të këtij nënqielli që të gjitha këto vendime që u morën në mbledhjen e Rijasetit të bëjnë përpjekje që t’i respektojnë. Gjithashtu, nga myslimanët e këtij nënqielli kërkohet që maksimalisht të bëjnë përpjekje që t’i respektojnë organet legale dhe legjitime të BFI të RMV; njëkohësisht të bëjnë përpjekje që të mos bien pre e dezinformatave dhe propagandave negative, t‘i mbyllin sytë dhe veshët nga sajesat e ndryshme të nëntokës, ngase feja e Muhamedit (a. s.) nga dita e parë ka pasur, ka dhe do të ketë armiq të cilët përpiqen që ta zbehin Islamin dhe t’i përçajnë radhët e popullit mysliman. Gjithashtu, besimtarët në bashkëveprim me organet e BFI të RMV të tregojnë sens dhe kulturën e duhur në drejtim të respektimit të udhëzimeve të dala nga organet kompetente shtetërore lidhur me parandalimin e virusit Kovid-19. Gjithashtu, u sugjerojmë organeve shtetërore që të tregohen vigjilente dhe tolerante në veprimet e tyre, vetëm e vetëm që të kemi bashkëveprim efikas dhe rezultate në luftën kundër pandemisë dhe tejkalimin e situatës, duke festuar bashkërisht triumfin kundër Kovid -19.
  • Duke filluar nga muaji prill i këtij viti, të gjithë të punësuarit në BFI (të punësuarit në Rijaset, në institucionet edukativo-arsimore, në Myftini, në subjektet dhe shoqatat e themeluara nga BFI, përfshi edhe nëpunësit fetarë) do të marrin rrogë minimale prej 14.500,00 denarë për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia, të cilën e përjetojmë dhe me të cilën jemi duke u ballafaquar.”

Artikuj të ndërlidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close